Komuna me plan funksional për ndalimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë

17:52 | 29 Janar 2018
M. A.

Në një mbledhje të përbashkët mes Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës është diskutuar gjetja e një zgjidhje të përbashkët për ndalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytete, shkruan arbresh.info/

Në këtë takim urgjent që është mbajtur në orët e vona të ditës së hënës, është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve që vijnë nga vendet tjera në Prishtinë, parandalimi i shitjes së thëngjillit, ndalimi i përdorimit të thëngjillit në lokalet dhe në shtëpitë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka treguar në detaje këtë plan duke thënë se për automjetet që do të ndalohen hyra në kryeqytet, do t’ju sigurohet transporti urban për të hyrë në kryeqytet.

Selimi ka bërë me dije se pasnesër në ora 06:00 do të nis plani për ndalimin e veturave nga futja në Prishtinë.

“ Ne kemi marrë një iniciativë për gjetjen e një formule dhe ne kemi cek disa pika për marrjen e masave. Ne si bashkëveprues kemi diskutuar për të bërë ndalimin mjeteve që futën në kryeqytet çdo ditë. Organizimi i parkingjeve jashtë qytetari, parandalimi i shitjes së thëngjillit të cilat përdoren për ngrohje. Parandalimi i thëngjillit nëpër lokale. Ne si komunë e Prishtinës kemi  kërkuar që ministria të na ndaj mjete që t’i përdorim transportin urban për ata qytetar që i lënë automjete jashtë qytetit”, është shprehur Pacolli.

Ai gjatë një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se numri i veturave që hynë e dalin nga Prishtina në një ditë, shkon në 120 mijë vetura.

Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, në këtë konferencë ka thënë se do ta mbështes Komunën e Prishtinës në uljen e nivelit të ndotur të ajrit.

Ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do t’i dhurojë subvencione Komunës së Prishtinës për të siguruar transportin e personave që do t’i lënë veturat në parkingje jashtë Prishtinës.

“Qe nga fillimi i marrjes së punës si ministre e kam vënë në pa problemin me ndotjen e ajrit. Ne kemi filluar që disa muaj duke e bartë përgjegjësinë për të ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Të gjitha këto masa që po mirën janë pjesë  hartimit të planit të ministrisë sonë. Ne po e ndihmojmë komunën e Prishtinës me subvencione për transportin urban. Me inspektoratin e komunës jemi dekoduar që këto ditë të bëjnë inspektimi e bizneseve të vogla dhe familjare që i kalojnë nivelet e ndotjes. Ndalimi i përkohshëm i thëngjillit  në kryeqytet është shumë domethënës sepse në një plan afatgjatë do të shohim ndalimin e shitjes së thëngjillit nga gropat dhe kompanitë ilegale”, ka thënë Reshitaj

Këtë iniciativë e ka mbështetur edhe ministri i punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe polica është në dispozicion që të ju ndihmoj ne çdo vendim që është i bazuar në ligj për gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë ministri Sefaj./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme