Komuna e Prishtinës thotë se nuk po zhvillohen punime të fshehta në objektin e Kishës ortodokse serbe në Prishtinë, që ndodhet brenda Kampusit të Universitetit “Hasan Prishtina”.
“Komuna e Prishtinës ka ndaluar punimet në këtë objekt për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës. Ai objekt trajtohet sikur të gjitha objektet tjera pa leje, dhe nëse haset në punime tjera pa leje, atëherë do të shkojmë me procedura përmes inspektorëve”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Komunës së Prishtinës, dërguar Radios Evropa e Lirë.
“Që nga ajo kohë, në inspektimet e rregullta që bëhen, nuk është vërejtur zhvillim i punimeve atje. As sot”, theksohet në deklaratë.
Ditë më parë, një grup serbësh është parë duke pastruar një pjesë të oborrit dhe hapësirës brenda kësaj kishe.
Çështjen e kishte ngritur si problematike një organizatë studentore me emrin Demokracia Studentore, sipas të cilës një grup i serbëve në mbështetje të disa priftërinjve po kryenin disa punime në objektin e kishës.
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...