Komuna i rregullon kushtet pakicave në Plemetin pas raportimit të arbresh.info

08:08 | 6 Tetor 2020
V. S.

Banorët e fshatit Plemetin, në Obiliq, deri para dy muajve janë përballur me problem të ujësjellës, kanalizimit dhe rrugës së pashtruar në këtë lagje e njohur si rruga “Tropoja”.

Banori i këtij fshati, Enver Gjykatani, për arbresh.info, ka thënë se rruga kësaj lagjeje ka qenë e gjitha me baltë deri para dy muajve dhe sa kanë pasur edhe problem me kanalizim dhe ujësjellës, shkruan arbresh.info.

Arbresh.info në dhjetor të vitit 2019, kishte qenë në vizitë tek ky komunitet dhe e kishte parë nga afër rrugën aty.

“Më parë ne nuk kemi pasur as kanalizim e as ujësjellës e tash Komuna e Obiliqit na ka ndihmuar që të kemi tani kanalizimin dhe ujësjellësin, dhe na kanë shtruar këtë rrugë”, ka thënë Gjykatani.

Ai ndër të tjera ka falënderuar Arbresh.info, duke thënë se nga storja e vitit të kaluar ka ndikuar që komuna t’i rregulloj këto probleme të këtyre banorëve edhe pse ka mbetur edhe një pjesë tjetër e rrugës e pashtruar.

“Kjo pjesa tjetër e rrugës nuk dihet se kur do të rregullohet, kemi qenë në komunë, por ende nuk na kanë thënë asgjë, por besoj që do ta shtrojnë edhe këtë rrugë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, nga mbyllja e shkollave në tërë Kosovën, nga pandemia Covid-19, ka bërë që fëmijët të kenë edhe vështirësi në të mësuar për shkak të mjeteve elektronike që duhej ndjekur mësimi online, e mjete ishin të siguruar nga komuna e Obiliqit dhe shkolla për këto komunitete.

“Po, fëmijët po shkojnë në shkollë, përpara kanë mësuar online. Po ka pasur vështirësi, por edhe mjetet elektronike ishin të siguruara nga komuna dhe shkollat”, ka thënë ai.

Ndërkaq drejtori i shkollës së mesme të ulët “Pandeli Sotiri”, Bedri Neziri, së pari ka lavdëruar punën e medias arbresh.info, duke e falënderuar në emër të kësaj shkolle për nxënësit e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptas.

Ai ndër të tjera tha se kjo shkollë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor.

“Duke e pasur parasysh fillimin e vitit shkollor, në i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura po ashtu ju kemi përshtatur edhe kushteve të pandemisë, kemi formuar ekipin e Task-forcës së shkollës, ku ekipi është angazhuara me detyrat që i kemi marr në udhëzuesit e MAShT-it dhe DKA-së”, ka thënë Neziri.

Sipas, drejtorit të kësaj shkolle procesi mësimorë ka ecur mirë, e për fat të mirë nuk ka nxënës të infektuar nga pandemia, sepse masat ishin të siguruar më parë.

Neziri, ka thënë se kjo shkollë është multi-etnike dhe më shumë ka nxënës që e vijojnë procesin mësimorë të komunitetit ashkali, e paralelja që ka më shumë nxënës është në Plemetin.

“Sa i përket angazhimit të procesit mësimor, ne jemi një shkollë multi-etnike, e më shumë ka nxënës që e vijojnë procesin mësimorë të komunitetit ashkali, e paralelja që ka më shumë nxënës është ne Plemetin”, ka thënë Neziri.

Ai po ashtu, ka shtuar se fëmijëve të këtij komuniteti u janë siguruar laptopët e nevojshëm, e më pas i kanë kthyer pas përfundimit të vitit shkollor.

“Kur është ndërprerë procesi mësimor më 11 mars, ne me vendim të këshillit drejtues të shkollës kemi marr vendim që të u dalim në ndihmë atyre nxënësve të cilët kanë nevojë për mjetet elektronike. Ne iu kemi dhënë në shfrytëzim laptopët që i posedon shkolla deri në përfundim të vitit shkollor, e më pas nxënësit i kanë kthyer”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, me vendim të Ministrisë së Arsimit, kjo shkollë punon në tre ndërrime, e ndarë në dy grupe.

Kjo shkollë është shembull për organizmin e procesit mësimor duke e marrë parasysh që është shkollë multi-etnike, ku vijueshmëria e këtyre nxënësve po shkon drejt normalitetit, sepse kjo shkollë para 4 viteve kishte pasur vetëm 30 nxënës e ndërsa sot i ka plotë 118 nxënës nga komunitetet pakicë që e vijonë procesin arsimor./E.Ballazhi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/354387095748347

Të ngjashme