Google ADS

Komuna e Vushtrrisë ua paguan udhëtimin për në shkollë fëmijëve me nevoja të veçanta

15:55 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se komuna do të mbuloj shpenzimet e udhëtimit për të shkollë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar se kujdesi për këta fëmijë është detyrim, shkruan arbresh.info.

“Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta të Komunës sonë”, ka shkruar ai.

“Kujdesi për këtë kategori është detyrim njerëzor, jam i lumtur që për të dytin vit me radhë po e përmbysim këtë nevojë për këta fëmijë, më të mirët nga mesi jonë”, ka përfunduar Tahiri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme