Komuna e Vushtrrisë, përmes faqes zyrtare në Facebook, ka njoftuar se pas reshjeve të pandërprera të shiut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që nga orët e mëngjesit është vënë në gjendje gatishmërie.
Në njoftimin e tyre thuhet se ekipet e kësaj drejtorie kanë dalë në terren dhe për së afërmi kanë vëzhguar situatën.
“Gjendje më e rënduar është në rrugën “Lidhja e Lezhës”, në të cilën, për shkak të mungesës së pusteave të ujërave atmosferike në një segment të saj, uji ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve. Me angazhimin e komunës edhe ky problem pritet të evitohet shpejt. Ekipet e DMSH-së vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në terren, për të cilën qytetarët do të jenë të informuar me kohë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...