Për shkak të performancës së mirë në menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Vushtrrisë ka fituar një grant prej 220 mijë eurosh nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas MMPH-së, komunat i janë nënshtruar tre kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë.
“Komunat i janë nënshtruar tre kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të performancës komunale në MAPL dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.
Sipas këtij vlerësimi Komuna e Vushtrrisë ka fituar gjithsejtë një grant prej 219,601.00 eurosh.
“Për shkak të masave të ndërmarra në shtirjen e menaxhimit të mbeturinave në gjithë territorin e Komunës si dhe ndarjes së mbeturinave në burim për të cilin proces edhe është përkrahur nga donator siç është GIZ-i gjerman, Komuna e Vushtrrisë ka marrë vlerësime të larta në fushën e mbrojtjes së mjedisit”.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA