Komuna e Vushtrrisë nis me ndërtimin e shtatë shesheve në fshatra

13:57 | 29 Gusht 2019
M. A.

Përmes një ceremonie, sot në fshatin Stanoc e Ultë në Komunën e Vushtrrisëë ka nisur ndërtimi i sheshit të fshatit, i cili do të ketë terrene sportive por edhe hapësira publike të qëndrimit.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili u ka shpjeguar banorëve në detaje projektin e sheshit.

“Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave publike –  në shtatë fshatra më të mëdha të Komunës së Vushtrrisë, për të vazhduar më pas edhe në fshatra tjera, ku do të ndërtohen parqe me fusha sportive, vende për ule për pleqtë me tabela shahu, me tabela pingpongu, me parkingje, gjelbërim e ndriçim që besoj se kanë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve  nëpër fshatra”, ka thënë Tahiri në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Ai tha se po vazhdohet me krijimin e shesheve edhe nëpër fshatra, fillimisht në 7 fshatra, e më pas do të vazhdohet në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme