Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar të i shpenzojë afër 11 mijë euro për dekorimin e qytetit këtë vit.
Në njoftimi e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull “Dekorimi i qytetit për festa të fund vitit”, janë planifikuar të shpenzohen 10 mijë e 867,80 euro, raporton Arbresh.info.
Në përshkrimin e kontratës thuhet se, ka të bëj me dekorimin e qytetit, me materiale vetanake të operatorit ekonomik, për shfrytëzim vetëm për kohën e caktuar të festave të fundvitit, të cilat operatori ekonomik – i sjell, i monton, i funksionalizon, i demonton dhe i merr përsëri prapa.
Ndryshe, në kontratë behet e ditur se biznesi i cili fiton këtë tender dekorimet do ti marrë përsëri ato nuk do ti takojë komunës, shkruan Arbresh.info.
Festat e fundvitit në kohë pandemie, reagimet e infektologëve dhe policisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë