Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për mërgimtarët edhe të shtunave deri në fund të muajit gusht.
Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, tha se për mërgimtarët të shtunave do të ofrojnë shërbime zyra e Gjendjes Civile dhe Qendra për Shërbim me Qytetarë.
“Të dashur bashkatdhetarë, nga sot e deri më 31 gusht Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për ju edhe ditën e shtunë. Enkas për këtë kemi hapur sportele që do të ofrojnë shërbime vetëm për diasporën të shtunave nga ora 10:00 e deri në orën 14:00. Shtatë zyrtarë në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë do ju mirëpresin. Mirë se vini dhe pushime të rehatshme”, ka shkruar Idrizi./Arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë