Në vazhdën e fuqizimit të sektorit të bujqësisë, Komuna e Skenderajt ka filluar shpërndarjen e fidanëve për 77 fermerët të cilët kanë aplikuar në këtë grant.
Fermerët kanë përfituar nga granti i komunës fidane si: speca, domate dhe tranguj, ku në total janë planifikuar të shpërndahen mbi 166 mijë fidane.
I pari i komunës, Bekim Jashari, vizitoi nga afër procesin e shpërndarjes së këtyre fidanëve nga agro biznesi i kontraktuar, ku është bërë shpërndarja për çdo fermer në mënyrë të ndarë me qellim të respektimit të masave anti-Covid, shkruan arbresh.info.
Me këtë rast Kryetari Jashari vizitoi edhe kompaninë “Agro Bora” e cila pos kultivimit të këtyre fidanëve, bënë kultivimin edhe të bimëve të tjera si dhe bënë edhe ngritjen e serave tek fermerët e rijnë.
Jashari duke përgëzuar kompaninë për punën e shkëlqyer, u shpreh shumë i kënaqur me këtë biznes, i cili me parë ka qenë edhe përfitues në grantet e komunës, ndërsa sot ka arritur të punësoj 30 punëtorë.
“Bujqësia është bazamenti i zhvillimit ekonomik, andaj ne i kemi kushtuar një rëndësi shumë të madhe sektorit të bujqësisë në mandatin tonë qeverisës. Ky biznes është një shembull konkret jo vetëm për komunën tonë por edhe për gjithë Kosovën, një fabrikë familjare por që tani është bërë një fabrikë gjigante, që furnizon edhe të tjerët me fidane”, tha Jashari.
Ndërsa drejtuesi i Kompanisë “Agro Bora”, Januz Syla, duke falënderuar komunën dhe gjithë ata që e kanë ndihmuar për të ngritur biznesin e tij, porositi të rinjtë që të mos braktisin Kosovën por të punojnë fortë në vendin e tyre.
” Prej momentit kur kam filluar të merrem me bujqësi e kam parë që ka përfitime me të mëdha, andaj i porosisë të gjithë që të qëndrojnë e të punojnë këtu pasi që ka përfitime nga ky sektor”, tha Syla.
Detajet e hollësishme rreth këtij projekti i dha drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu.
“Sot kemi ardhur në pikën prej të cilës do të furnizohen 77 fermer me fidane, varësisht nga kërkesat dhe hapësirat që ata kanë në dispozicion dhe numri i fidanëve që do të shpërndahen është mbi 166 mijë. Që nga ardhja e Kryetarit Jashari në krye të komunës i kemi kushtuar rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë, ku nuk kemi anashkaluar asnjërin nga sektorët”, tha nder të tjera Sallahu./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...