Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se gajtë këtyre ditëve janë shpeshtuar zjarret në këtë komunë.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur si pasojë e temperaturave të larta dhe pakujdesosë së njeriut, shkruan Arbresh.info.
“Marrë parasysh temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve dhe mungesës së kujdesit të nevojshëm nga njeriu, janë shpeshtuar rastet e zjarreve në komunën tonë, gjendje kjo që po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin”, thuhet në njoftim.
Tutje, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos u vënë flakën tokave bujqësore.
“Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private. Komuna e Skenderajt u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdesin e shtuar që mos t’u vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat