Sipas të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Komuna e Skenderajt në disa raste pronën publike e ka dhënë pa afat të caktuar kohor të shfrytëzimit, si dhe pa ankand publik ndonëse me ligj dhënia në shfrytëzim afatshkurtër e pronës publike është prej 1 deri në 15 vjet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Audtimit për pasqyrat financiare të Komunës së Skenderajt në vitin 2016 zbulon disa shkelje, të cilat janë evidencuar dhe për të cilat Auditori ka dhënë rekomandime që duhen zbatuar.
Duke u bazuar në raportin e Zyrës Kombëtare të Audtimit për Komunën e Skenderajt, Auditori ka vërejtur se gjatë testimit të kontratave për shfrytëzimin e pronës publike në 5 raste kontratat janë dhënë pa ankand publik dhe kohëzgjatja e tyre është në afat të pacaktuar, në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës Publike, me të cilin përcaktohet se afati kohor për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës është 1 deri në 15 vjet dhe duhet të bëhet përmes ankandit publik.
Te procedura e prokurimit “Transporti i nxënësve me nevoja të veçanta prej shtëpisë deri në shkollë dhe anasjelltas”, në njoftimin për kontratë ishte paraparë që siguria e ekzekutimit të aplikohet 10 për qind e vlerës së kontratës, ndërsa në dosje të tenderit dhe me rastin e nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik nuk ishte aplikuar.
Sipas Auditorit, me Ligjin e Prokurimit Publik kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë duhet të jenë identike. Pagesa në vlerë 773 euro ishte bërë për “Sigurimin e llojit TPL” për një autobus të Komunës.
Ky lloj i sigurimit nuk ishte i përfshirë në kontratën, të cilën e ka Komuna me operatorin ekonomik.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...