Komuna e Mitrovicës nuk paguan nga buxheti i Arsimit të Komunës asnjë mësimdhënës e asnjë edukator serbe, pasi në komunën jugore nuk ka asnjë shkollë në të cilën mësojnë nxënësit serbë e as ndonjë institucion parashkollor.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Iset Beka, i tha “Zërit” se në rajonin e komunës jugore nuk ka institucione arsimore serbe dhe për këtë arsye në listat e pagave të punëtorëve të arsimit nuk ka mësimdhënës dhe edukatorë serbë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Jo, jo nuk kemi asnjë mësimdhënës serb që paguhet nga buxheti i Komunës Veriore, sepse nuk ka as shkolla dhe institucione parashkollore serbe. Të gjitha janë në pjesën veriore”, tha ai.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, bëri të ditur se drejtorët e tri shkollave fillore serbe, në Gojbulë, Gracë dhe Prelluzhë kanë shkuar te ai dhe kanë kërkuar që mësimdhënësit të përfshihen në listat e pagave nga buxheti i Arsimit të Komunës, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
“Kanë ardhur ata drejtorët me kontratat që i kanë nënshkruar me institucionet e arsimit të Serbisë, diku në Zveçan dhe kanë kërkuar të hyjnë në listat e pagave. Unë nuk i kam pranuar, sepse nuk e di me kë i kanë bërë kontratat. E kemi lënë një takim me ta edhe një herë për t’u sqaruar. Sigurisht se ata paguhen nga buxheti i Serbisë dhe tani dëshirojnë të marrin paga edhe nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Namani.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...