Komuna e Mitrovicës nuk paguan nga buxheti i Arsimit të Komunës asnjë mësimdhënës e asnjë edukator serbe, pasi në komunën jugore nuk ka asnjë shkollë në të cilën mësojnë nxënësit serbë e as ndonjë institucion parashkollor.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Iset Beka, i tha “Zërit” se në rajonin e komunës jugore nuk ka institucione arsimore serbe dhe për këtë arsye në listat e pagave të punëtorëve të arsimit nuk ka mësimdhënës dhe edukatorë serbë.“Jo, jo nuk kemi asnjë mësimdhënës serb që paguhet nga buxheti i Komunës Veriore, sepse nuk ka as shkolla dhe institucione parashkollore serbe. Të gjitha janë në pjesën veriore”, tha ai.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, bëri të ditur se drejtorët e tri shkollave fillore serbe, në Gojbulë, Gracë dhe Prelluzhë kanë shkuar te ai dhe kanë kërkuar që mësimdhënësit të përfshihen në listat e pagave nga buxheti i Arsimit të Komunës, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.“Kanë ardhur ata drejtorët me kontratat që i kanë nënshkruar me institucionet e arsimit të Serbisë, diku në Zveçan dhe kanë kërkuar të hyjnë në listat e pagave. Unë nuk i kam pranuar, sepse nuk e di me kë i kanë bërë kontratat. E kemi lënë një takim me ta edhe një herë për t’u sqaruar. Sigurisht se ata paguhen nga buxheti i Serbisë dhe tani dëshirojnë të marrin paga edhe nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Namani.
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...