Pavarësisht gjendjes emergjente në të cilën gjendemi prioritet i qeverisjes së kryetarit, Bekim Jashari mbetet mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.
Komuna e Skenderajt edhe këtë vit ka filluar eliminimin e deponive ilegale në lokacione të ndryshme brenda territorit të komunës.
Sot Drejtoria e Shërbimeve Publike, me angazhimin vullnetarë biznesor ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbeturinave ne fshatin Polac dhe asaj në Klinë të Epërme për të vazhduar në ditët në vazhdim edhe në lokacione tjera, për të krijuar kështu një mjedis të pastër për të gjithë.
Eliminimi i këtyre deponive ilegale të mbeturinave është bërë dhe vitin e kaluar por që fatkeqësisht qytetarët e papërgjegjshëm ende vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende të pa caktuara dhe kështu të ndotin mjedisin tonë të përbashkët.
Ndotja e mjedisit, hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve nuk do të tolerohet, kështu inspektorati komunal do të jetë vazhdimisht në teren dhe do të gjobitë të gjithë ata persona që hedhin mbeturina apo djegin ato.
Për të pasur një mjedis të pastër, Komuna e Skenderajt kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet komunale për të paraqitur ndotësit e mjedisit dhe kështu ata që ndotin mjedisin të marrin gjobën sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore nga 20 deri në 100 euro.
Një mjedis i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme për të gjithë ne dhe gjeneratat që vijnë!
Bashkë për një mjedis të pastër!/arbresh.info
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...