Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë solemne, me rastin e Epopesë së UÇK-së, në nderim të Kryekomandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në 21-vjetorin e rënies heroike të tyre.
Në fjalimin e tij, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se amaneti i dëshmorëve na obligon të ndërtojmë një të ardhmen të ndritur, për fëmijët e Kosovës.
“E kemi për obligim që me ndjenjën e respektit t’i përkujtojmë heronjtë, që sakrifikuan jetën dhe gjithçka që patën, që ne të jetojmë të lirë e pavarur. Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes së tij! Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve tjerë”, ka thënë kryetari Jashari.
Ndërkaq, drejtori për Arsim, Bekim Latifi, tha se më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, Komandanti Legjendar dhe familja Jashari, mposhtën frikën, duke zgjedhur rezistencën e pashembullt, duke rikthyer shpresën për të vazhduar rrugëtimin e vështirë deri te liria.
“Njerëzit e mëdhenj punojnë jo vetëm për kohën e tyre, ata punojnë me angazhim shumë të madh edhe për të ardhmen e popullit dhe kombit të vet. E tillë është Familja Jashari”, tha ai
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...