Komuna e Skenderajt gjobit me 2000 euro qendrën e kurseve që organizoi ekskursion me nxënës

19:58 | 31 Maj 2021
Përparim Bublaku

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, me të marrë informatën nga mjetet e informimit që njëra nga qendrat e kurseve të gjuhëve të huaja, ka organizuar ekskursion për nxënësit që ndjekin kursin aty, në bashkëpunim me zyrtarë policor kanë bërë inspektimin në zyrat e kësaj qendre.

Pas këtij inspektimi është konstatuar se menaxhmenti i kësaj qendre ka organizuar udhëtim me qëllim rekreacioni me afërsisht 100 nxënës, ku me këtë veprim kanë shkelur Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, me saktë kanë renë në kundërshtim me nenin 25 të Ligjit Nr/07/L-006.

Me këtë rast Inspektorati Komunal, subjektit në fjalë i ka shqiptuar gjobën me masë ndëshkimore në vlerë prej 2000 euro.
Komuna e Skenderajt apelon gjithë qytetarët e Skenderajt që të respektojnë vendimet si dhe ligjet që kanë dalë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë, në mënyrë që sa me shpejt të bëhet tejkalimi i kësaj situate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme