Google ADS

Komuna e Skenderajt bën homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit

09:51 | 18 Mars 2025
E.G

Komuna e Skenderajt ka bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Homazhet po mbahen në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërt, përfshirë bashkëshorten, djalin dhe nënën e të ndjerit.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, pas së cilës do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm