Komuna e Shtimes ka pranuar donacion një automjet të zjarrfikësve nga partnerët gjermanë të Qarkut Unna, konkretisht nga vendbanimi Wahlbach në Nordrhein Westfalen.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu përmes një postimi në Facebook.
“Ky automjet i ri dhe modern që nga sot do të luajë rol kyç në rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimit tonë lokal të zjarrfikësve, duke ndihmuar në mbrojtjen e Komunës tonë dhe reagimin më të shpejtë e më efektiv ndaj situatave emergjente të zjarreve”, tha Aliu.
“Ky donacion është dëshmi e fortë e bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm që kemi ndërtuar me partnerët tanë gjermanë, sidomos nga vizita jonë e fundit në këtë rajon me takime të nivelit të lartë udhëheqës”, thuhet në postim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...