Sot, komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermer përfitues. Në ceremoninë e shpërndarjes i pranishëm ishte, Fatmir Iska nënkryetar i komunës së Rahovecit dhe Berat Duraku, drejtor i DPZHR-së.
Nënkryetari i komunës, Fatmir Iska tha se sot jemi këtu që të bëjmë shpërndarjen e 74 kultivator, 6 shperndarese plehu, 6 spërkatëse 500 L dhe 5 plugje dy krahësh dhe se ne si institucione do t’ju ndihmojmë në vazhdimësi me mekanizma bujqësorë të gjithë fermerëve të komunës.
Ndërsa, drejtori Berat Duraku, u shpreh se duke u bazuar në kërkesat që ne, në vazhdimësi i marrim nga tereni nga fermerët gjatë takimeve që i kemi pasur kemi ardhur në përfundim se ka nevojë që komuna të shpërndaj mekanizma bujqësor. Siç edhe e dini kjo nuk është hera e parë që po shpërndahen mekanizëm bujqësore , pasi që kjo është faza e katërt për këtë vit dhe sigurisht që nuk do të jetë edhe e fundit, pasi që ne kemi planifikuar që në vazhdimësi ti mbështesim fermerët.
Kurse fermerët përfitues, e kanë falënderuar komunën për kujdesin e treguar duke thënë se vërtetë janë të kënaqur me ndihmën që po marrin nga komuna përmes drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural./arbesh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...