Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ditëve të fundit është duke u përballur me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike.
Kështu bën të ditur vetë komuna me anë të një reagimi në Facebook e cila thotë se po shkaktohen vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime, shkruan Arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, nuk funskionojnë as semaforët bën të ditur komuna.
“Ditëve të fundit Komuna e Rahovecit po përballet me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike, pa paralajmërim.Si pasojë e kësaj, po shkaktohet vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime.”, thuhet në reagimin e komunës.
“Si rezultat i kësaj, semaforët nuk po funksionojnë në qytet, ku po shkaktohet kaos në komunikacion dhe avari në rrjetin e ndriçimit publik.”, thuhet tutje.
Më tej, komuna i ka bërë thirrje KEDS-it që të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike.
“Tani kanë filluar të vijnë bashkëatdhetarët për festat e fundvitit, prandaj 𝐢 𝐛ë𝐣𝐦ë 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐊𝐄𝐃𝐒-𝐢𝐭, të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike.”, njofton komuna e Rahovecit./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...