Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit është përfituese e Grantit të Performancës Komunale në mesin e 23 komunave përfituese të Republikës së Kosovës. Vlera totale e Grantit të fituar për performancë të mirë komunale është: 255,731 euro.
“Përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes, por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi, transmeton arbresh.info
Falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për çmimin, donatorët :Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC), Suedinë dhe Norvegjinë, poashtu falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre dhe grupin punues për performancë komunale për angazhimin. Ju siguroj se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë angazhimi dhe përkushtimi që të kemi një performancë të duhur përfshirë planifikimin urban e rural, menaxhimin e mbeturinave si faktor kryesor i mbrojtjes së mjedisit, shërbimet publike, shëndetësore dhe kulturore, ka thënë Kryetarit Latifi./arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...