Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për Grantin e Performancës me vlerë prej 255.731€

08:29 | 22 Prill 2020
L G

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Ministrja në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Redžepi, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Grantin e Performancës si rezultat i angazhimit, përkushtimit dhe efikasitetit të ekzekutivit komunal në Rahovec për qeverisje të mirë e transparente.

“Për këtë grant, falënderoj MAPL-në dhe ministren Redžepi, njëherësh donatorët, si: Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë, poashtu, falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre dhe grupin punues për performancë komunale.

Do të angazhohemi fuqishëm që edhe në të ardhmen të kemi një performancë të duhur përfshirë planifikimin urban e rural, menaxhimin e mbeturinave si faktor kryesor i mbrojtjes së mjedisit, shërbimet publike, shëndetësore dhe kulturore”, ka thënë kryetari Latifi.

Granti në vlerë prej: 255.731€, do të përdoret për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve si dhe rregullimin e përrenjve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme