Qindra familje në Komunën e Prizrenit, tani në prag të stinës së dimrit, kanë nevojë emergjente për kulm mbi kokë, dru për ngrohje dhe ushqime.
Opozita prizrenase thotë se qeverisja lokale nuk po bën sa duhet për këtë kategori të shoqërisë, ndërsa nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se po bëjnë sa është e mundur për t’ua lehtësuar jetën këtyre familjeve.
Ruke Zeka, kryefamiljare, nënë e pesë fëmijëve bonjakë, jeton në këtë bodrum të kësaj ndërtese.
Kushtet ekonomike i ka të vështira dhe ushqimin e siguron përmes lëmoshës që i japin njerëzit e vullnetit të mirë nga qyteti i Prizrenit. Thotë se është e sëmurë, e paaftë për punë, por shkollimin fëmijëve nuk ua ka ndaluar.
“Nëpër podrume , pa shpi , kurrfarë kushte nuk kam. Sa fëmijë ke? Pesë, kërkush nuk punon, vetë dal e lypi , fëmijën nuk i qes , i qoj në shkollë, nuk ua hupi shkollën, sepse kur të rriten me punu, nëse vuaj unë pak s’ka dert. Vetë më ndihmon populli , Terzimahalla, kjo lagjja më bin me hangër , më bien miell e më bien bukë besa. A je ankuar në komunë ? Jo , s’kam shku, po më thonë s’ke tokë s’kemi qa me të bë”, tha Zeka.
Rasteve të tilla, pa dokumente pronësore, nuk mund t`u ndihmojnë as shoqatat apo OJQ-të.
Islam Thaqi, asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, thotë se qeverisja lokale për këtë vit nuk ka bërë asnjë lëvizje për këto kategori të shoqërisë.
“Nuk kemi asnjë lëvizje, nuk kemi asnjë shtëpi të ndërtuar. Nga aplikimet e vitit 2022 meqë zotimi ka qenë i kryetarit që, nuk do të ketë aplikime për këtë vit, pa u realizuar aplikimet e qytetarëve nga viti 2022 . Ne jemi në fund të viti 2023 dhe ende nuk kemi asnjë gozhdë për ato raste, madje nuk kemi publikim as të përfituesve nga viti i kaluar “, tha Thaqi.
Ndërkaq, drejtori për punë dhe mirëqenie sociale në komunën e Prizrenit, Edmond Hoxha, thotë se do ta identifikojë familjen në fjalë dhe sipas ligjit, do t`i ndihmojnë asaj.
“Fatkeqësi është që është një numër i qytetarëve që në mungesë të informacionit , apo mundësisë së qasjes së këtyre shërbimeve, na mbesin jashtë listës për tu asistuar. Përveç asistencës sociale që merret përmes qendrës për punë dhe mirëqenie sociale, drejtoria po mundohet që ti identifikojë edhe rastet e tjera, të cilat për arsye të ndryshme nuk e përfitojnë asistencën sociale”, tha Hoxha.
Në vitin 2016, në periferi të Prizrenit nisën të ndërtohen katër banesa kolektive, dy nga to u ndërtuan dhe u strehuan disa familje të kategorive të luftës dhe raste të tjera sociale, por dy të tjera ende nuk po e shohin dritën e gjelbër për t`u përfunduar. Sipas drejtorit Hoxha, funksionalizimi i tyre është paraparë për vitin 2024, raporton RTKlive.
Sipas disa statistikave, numri i rasteve sociale në Prizren mund të jetë rreth 700.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...