Nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës morën pjesë në zgjedhjen e Asamblistëve të rinj të shkollave fillore në gjithë vendin.
Takimi u mbajt të enjten në Komunën e Prishtinës, ku gjatë këtij takimi u zgjedhën kryetari i ri dhe anëtarët e Asamblesë.
Një ndër kandidatët për të marrë pjesë në këtë event ishte përzgjedhur edhe nxënësi i dalluar, Kledian Makoli nga shkolla fillore “Afrim Gashi në Hajvali.
I pranishëm në këtë eventë ishte edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Gjatë këtij eventi po ashtu u ndanë edhe Mirënjohje për ish-anëtarët e Asamblesë së fëmijëve./arbresh.info/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...