Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht parandalimin e futjes në brendi të qytetit të operatorëve ndërurbanë që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë dhe anasjelltas.
Ky aksion, sipas njoftimit të kësaj Drejtorie, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak se “këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit, përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet”.
“Për këtë qëllim, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga të gjithë operatorët ndërurbanë që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen, përveç gjobave ndaj tyre, do të iniciohen edhe procedurat e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit”, thuhet në njoftimin nga Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës./arbresh.info/
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...