Komuna e Prishtinës nga sot është me një drejtori të re, atë të Sigurisë dhe Emergjencave.
Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili ndër të tjera ka shkruar se për të jetësuar përkushtimin për një jetë të sigurt për të gjithë kanë themeluar Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në kryeqytet.
“Sigurinë e qytetarëve të #Prishtinës e kemi prioritet. Për të jetësuar përkushtimin tonë për një jetë të sigurt për të gjithë, sot zyrtarisht e themeluam Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në #kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.
Me këtë drejtori sipas Ramës do të udhëheqë Lulzim Fushtica, i cili sipas tij ka përvojë 25-vjeçare në sektorin e sigurisë publike./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...