Komuna e Prishtinës shpallë konkurs për tregun e Ulpianës

13:15 | 4 Korrik 2019
L G

Komuna e Prishtinës e ka shpallur fituesin e konkursit për hartimin e projektit ideor arkitektonik për tregun e Ulpianës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook.

“Është shpallur fituesi i konkursit për tregun e Ulpianës. Urime fituesit dhe tani fillojmë punën në projektin zbatues dhe implementimin”, ka shkruar Ahmeti.

Konkursi për hartimin e projektit ideor arkitektonik për tregun e Ulpianës është shpallur me datën 24 prill dhe ka qenë i hapur deri më datën 14 maj.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar projektin. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, thuhet në konkurs.

Ndërkaq forma e konkursit përveç rikonstruktimit të tregut ka qenë edhe me shpërblime në të holla. Kompania fituese është përgjegjëse edhe për hartimin e projektit zbatues.

Fituesi përveç që do të jetë përgjegjëse për hartim të projektit zbatues do të marrë edhe shpërblim në të holla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme