Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë shkëputur kontratën me tri kompani të papërgjegjshme të cilat nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.
Rama tha se kompanitë në fjalë nuk e kanë dëshmuar dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik.
“Ditëve të fundit kemi shkëputur tre kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.
Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje i pari i Prishtinës thotë se nuk do të tolerojnë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit
“Nuk do të tolerojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...