Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar tryezën ku janë prezantuar të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2018.
Në te gjeturat e KDI-së thuhet se në vitin 2018, Kosova shënoi progres të dukshëm në transparencën e prokurimit publik si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal të qeverisë, shkruan arbresh.info
Nga USAID u tha se prokurimi transparent dhe i hapur ka një ndikim shumë të madh që lejon një transparencë të madhe.
“Më shumë se gjysma e mjeteve publike në Kosovë shfrytëzohen përmes prokurimit publik. Prokurimi i hapur dhe transparent krijon një nivelizim të lojës, në këtë fushë janë shpenzuar 100 euro nga secili aplikues. Prokurimi transparent dhe i hapur mund të ketë një ndikim shumë të madh, lejon një transparencë më të madhe dhe mundëson lajmërimin e rasteve kur sistemi i prokurimit nuk funksionon siç duhet” u tha nga USAID
Sekretarja e Përgjithshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, tha se për administratën publike, prokurimi publik është çështja më e ndjeshme në të cilën mbeten akoma sfida.
“Prokurimi publik është një nder çështjet më të ndjeshme të administratës publike. Mbeten akoma sfida për të adresuar menaxhimin e prokurimit publik. Vetëm në vitin2018 kemi hartuat 5 udhëzime administrative për transparencë. Po ashtu fokus të veçantë ju kemi dhënë edhe platformave online. Jemi ne proces të inkuadrimit të e-prokurimit në webfaqet komunale” tha Ukimeraj
Sa i përket monitorimit të Komunave Ukimeraj tha se në vitin 2018 në fushën e transparencës kanë arritur 6,2% në krahasim me vitin e kaluar.
“Monitorimi i transparencës së komunave zë vendin kryesorë. sa i përket rezultateve në vitin 2018 në fushën e transparencës kanë arritur 6,2 % në krahasim me vitin 2017”
Gjithashtu ajo tha se Përqindje më të ulet mbeten aktet komunale dhe raportimet përpara kuvendin komunal.
Po ashtu tha se 8 komuna nuk e kane përmbushur obligimin ligjor për publikimin e dokumenteve buxhetore.
Menaxherja e Projektit të KDI-së, Diana Metushi Krasniqi tha se janë bërë 3260 matje në 38 komuna 2 here në vit, ndërsa në vitin 2018 në 11 komuna.
“Në vitin e kaluar webfaqet e komunave janë vizituar mbi 4mije herë, kjo është arsyeja që këto faqe duhet të jenë të populluara. Metodologjia e re ka 6shtylla në të cilat janë bëtë 3260 matje në 38 komuna 2 here në vit. 946 matje janë bërë edhe në vitin 2018 në 11 komunat që janë në partneritet me komunat e USAID” tha Metushi-Krasniqi
Sipas matjeve që janë bërë ajo thotë se në këto 6 shtylla ka pas përmirësim të transparencës buxhetore./Arbresh.info
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri