Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka mbajtur sot një konferencë për media ku tha se bashkë me kryetarin Shpend Ahmeti janë duke bërë një plan që për 3 vite të tjera të stabilizojnë me vendbanim familjet në nevojë në kryeqytet.
Vitia tha se nga banesat që tashmë janë ndërtuar në Hajvali do të përfitojnë 50 familje të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe se për këto kanë aplikuar 320 familje, shkruan arbresh.info.
Dren Kukaj, drejtor i Pronës tha se Shpend Ahmeti po përpiqet që ta mbajë fjalën e dhënë në premtimet e tij elektorale.
Ai tha se qëllimi është që Prishtina të bëhet vend për të gjithë e jo vetëm për disa.
“Me premtimin e 12 të fushatës tonë ku edhe kemi marrë besimin e Prishtinës, kemi përzgjedh dy modele ku kemi të ndërtojmë banesa me kushte shumë të mira dhe me kosto shumë të lirë”, u shpreh Kukaj.
Ndërkaq, sa i përket banesave në Breg të Diellit prej të cilave kanë fituar edhe udhëheqësitë komunal të udhëheqjes së mëparshme, në konferencë u tha se ato familje që janë të dëshmorëve ose raste sociale do të qëndrojnë ndërkaq të tjerët do të largohen nga aty./Arbresh.info.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...