Komuna e Prishtinës pritet t’i zëvendësojë 40 kioska të vjetra më të reja

08:03 | 23 Korrik 2023
E.H

Komuna e Prishtinës ka vendosur që deri në pranverën e vitit të ardhshëm do ta bëjë ndërrimin e 40 kioskave.

Ata që kanë kioska të vjetra presin që t`u mundësohet ndërrimi i tyre. Ndërsa, komunarët thonë se do të ketë ndryshime edhe të lokacioneve.

Hajra Gashi nga Prishtina ka rreth 40 vjet që punon në biznes të vogël. Nga puna e tij që bënë në këtë kioskë, Gashi thotë se mban familjen e tij 12-anëtarëshe. Mirëpo, sipas tij, kushtet të cilat i ofron kjo kioskë, nuk janë të mira.

Nga shoqata e bizneseve të vogla, Sadudin Hasani thotë se shumë prej kioskave ekzistuese tashmë kanë filluar të amortizohen. Sfidë, sipas tij mbetet edhe ndryshimi i lokacionit nga punimet në infrastrukturë.

“Me punimet në infrastrukturë të ndryshme që janë bë ka ardhur duke u reduktuar numri i tyre dhe disa kiosqe për shkak të vendit se varët shumë se ku mundet me funksioni një kiosk për të funksionu në të ardhmen, sepse është pika apo vendi ku mundet të dështoj një kiosk”, tha ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, deklaroi se është duke u punuar për hapjen e thirrjes për investitor për ndërrimin e 40 kioskave te reja në dy formate të ndryshme.

Sipas Musliut, realizimi i projektit për kioskave të reja është pranvera e vitit të ardhshëm./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme