Google ADS

Komuna e Prishtinës prezanton programin e projektit të menaxhimit të parkingjeve publike dhe mënyrat e pagesave 

14:10 | 12 Janar 2021
L G

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference për media, prezantoi katër mënyra për të përdorur vend-parkingjet në Prishtinë.

“Kemi marr në menaxhim shumicën e parkingjeve. Duke filluar nga nesër do të fillojmë zbatimin e pagesës për çdo makinë që janë të shenjëzuara në rrugë”. Pagesat mund të kryhen përmes disa mundësive. E para është përmes aplikacionit “Prishtina parking” Paguhet për minutë psh nëse rrinë 1 min paguan për të. për ata që nuk janë rezident do të paguajnë deri në 2 orë” Do të kemi kontrolla për ata që nuk paguajnë ku dënimi është 25 euro”, u shpreh Ahemti.

Ai, tregoi edhe si do të bëhet rezervimi i parkingjeve.

“Mundësia e dytë është përmes operatorit telefonik ku do të mund ti blini biletat përmes kredisë telefonike duke paguar me SMS në numrin 55381 duke dërguar numrin e targave të vetura. Mundësia e tretë përmes Parking Metri ku është ideale për biznese. Mundësia e katërt është ku mund të blini biletën edhe fizikisht”, tha Ahmeti.

E mira e kësaj, sipas tij, është se përmes aplikacionit që tregon se ku ka parkingje të lira.

Ahmeti, tha se prioritet do u jepen banorëve rezident që kanë afat të regjistrohen për përdorim të parkingut 1 muaj.

“Qendra e Prishtinës nuk është parking për krejt kerret që vijnë në Prishtinë, prandaj po e lirojmë kryeqytetin dhe po ju japim rezidentëve përparësi dhe jo atyre që sillen me makinë nëpër qytet”, tha kryetari Ahmeti.

Banoret rezident të Prishtinës sipas tij, kanë afat deri më 28 shkurt të regjistrohen dhe të pajisen, ku do te verifikohen ne bazë të zonave.

“1 euro ora më qendër, nëse keni qëndrua 15 minuta do të paguani 15 cent. 7 euro edhe çmimi për banorët rezident për një muaj. Të rruga B çmimi do të jetë 50 cent për 1 orë”, u shpreh ai./arbresh.info/

Të ngjashme