Google ADS

Komuna e Prishtinës parashikon të shpenzojë 200 mijë euro për lule e drunjë dekorativë

09:51 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Komuna e Prishtinës si duket do të ndryshoj pamje, kështu duke investuar në lule dhe drunjë dekorativë, raporton arbresh.info.

Për këtë janë planifikuar 200 mijë euro, kështu së paku është bërë e ditur nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Në kontratë thuhet “Furnizim me lule dhe drunjë dekorativ”, ku vlera e parashikuar është 200.000 euro, shkruan arbresh.info. Kuvendi i komunës se Prishtinës, është blerësi i kësaj kontrate, ndonëse nuk është dhënë asnjë sqarim se saktësisht ku do të përdoren këto lule dhe drunjë në vlerë prej 200.000 eurove.

Kjo është kontrata e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme