Komuna e Prishtinës organizon Akademi Përkujtimore për dëshmorët e qytetit

08:32 | 18 Prill 2022
A. B.

Nga sot, 18 prill, e deri më datë 24 të këtij muaji, Prishtina do të ketë ditët përkujtimore të dëshmorëve të qytetit.

Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojnë “Ditët e Krenarisë”, në shenjë nderimi për dëshmorët e kryeqytetit.

Organizimi do të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Aktivitetet që do të mbahen ditën e sotme, në shënim të kësaj ngjarjeje janë si në vijim:

– Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania;

– Ora 10:30 – Nderim te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti;

– Ora 10:35 – Dhurim i gjakut në sheshin Zahir Pajaziti.

Dita do të mbyllet me Akademinë Përkujtimore për dëshmorët, e cila do të mbahet me fillim nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. /arbresh.info/

Të ngjashme