Google ADS

Komuna e Prishtinës nuk po bën asgjë kundër ndotjes së ajrit

21:29 | 3 Gusht 2018
A. B.

Prishtina edhe këtë dimër rrezikon që të përballet me ndotje të lartë të ajrit, siç ka ndodhur vitin e kaluar.

Nga Partia e të Gjelbërve po e kritikojnë qeverinë për mos ndërmarrjen e masave, kundër ndotjes së ambientit ndonëse e kishte obliguar Kuvendi me një rezolutë.

Ndërsa në Ministrinë e Ambientit po thonë se kanë ndërmarrë hapa në këtë aspekt.

Një prej tyre është shtimi i hapësirave të gjelbëruara.

Mirëpo po konsiderohet se hapësirat e tilla duhet të ketë sa më shumë.

“Gjelbërim s’ka. Shyqyr që morën shira për cilësinë e ajrit por edhe për ruajtjen e gjelbërimit sepse përndryshe po të merrte thatësi dhe nëse merr atëherë gjysma e gjelbërimit në kryeqytet mundet me na u tha”, tha Daut Maloku, kryetar i Partisë së të Gjelbërve të Kosovës.

Në Ministrinë e Mjedisit tregojnë edhe për bisedimet që po bëjnë më Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në muajin nëntor thonë se pritet të dalin rezultatet për zonat e kryeqytetit që kanë ajrin më të ndotur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme