Komuna e Prishtinës nuk interesohet për gropat në rrugën që po “shkatërron” veturat

12:03 | 18 Qershor 2022
A Z

Ka disa vjet që rruga ‘Jakovë Xoxa’ e lagjes ‘Mati 1’, është zor e kalueshme.

Në kohët me shi, këmbësorët e kanë thuajse të pamundur të kalojnë në atë rrugë, edhe pse ka mijëra banor që jetojnë aty, kjo rrugë nuk është rregulluar asnjëherë nga Komuna e Prishtinës.

Edhe zonja Kimete Krasniqi ka deklaruar për arbresh.info se vështirësi për të kaluar në këtë rrugë, kanë qe një kohë te gjatë.

Taksistit Driton Lladrovci, që i bie të kalojë gjithmonë në këtë lagje, thotë se para disa ditësh me veturën e tij, ka pasur një prishje shkaku i kësaj rruge, e ky dëmtim, i ka rënduar shumë buxhetin familjar.

Një tjetër frekuentues i kësaj rruge Ebubeker Shaqiri, tregon që në vazhdimësi i duhet të investoj në veturën e tij, ngase ka prishje të vazhdueshme në veturën e tij.

Për këtë problem ne kemi kontaktuar Komunën e Prishtinës, për ta pyetur nëse kanë në plan ta rregullojnë këtë rrugë, por ata nuk na janë përgjigjur./arbresh.info/

Të ngjashme