Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pavarësisht mbylljes së shkollave, mësimi do të vazhdojë online.
Kjo është bërë nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Shkollat janë të mbyllura, por mësimi do të vazhdojë me klasat virtuale dhe platformën e mësimit nga distanca! Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë është duke punuar me përkushtim rreth organizimit të procesit dhe platformës të mësimit në distancë (mësimit online), me mësimdhënësit e shkollave të Prishtinës. Platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit dhe do të transmetohet në kanalet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Është e rëndësishme që të i ndjekim të gjitha udhëzimet për distancim social dhe aplikimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, por është po aq e rëndësishme që fëmijët tanë të mos mbesin prapa me mësime”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit që po kontribuojnë që kjo nismë të ketë sukses, prindërit të cilët do të jenë pjesë integrale në këtë proces dhe fëmijët tanë të cilët, patjetër që do të e tejkalojnë këtë sfidë me shumë lehtësi!
Bashkë mund të ia dalim më lehtë!
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...