Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë sot ka bërë thirrjen publike për ekspertë të jashtëm për të marrë pjesë në procedurat e rekrutimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve në institucionet arsimore në Prishtinë. Njëherësh, kjo është praktikë që po bëhet për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës. Duke e bërë këtë, ne jemi duke vendosur një standard të ri në udhëheqjen e arsimit në Prishtinë.
Drejtoresha e Arsimit zonja Besianë Musmurati konsideron se menaxhimi i shkollave është jetik për funksionim të mirëfilltë të arsimit. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngushtë me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave dhe çerdheve. Prandaj, është me rëndësi tejet të madhe që procesin e emërimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të shkollave ta bëjmë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
Konkretisht, Ambasada Britanike përmes Projektit të Rekrutimit për emërime të zyrtarëve të lartë, do të mbështes komisionin rekrutues që do të bëjë përzgjedhjen e drejtorëve, duke ofruar trajnime profesionale se si duhet të zhvillohen proceset rekrutuese bazuar në merite.
Në thirrjen publike të shpallur sot, ftohen të gjithë ekspertët e arsimit dhe anëtarët e Këshillit të Prindërve që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë për anëtarë të komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve.
Njëkohësisht, përmes jetësimit të këtyre standardeve ne po realizojmë edhe premtimet tona se transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia do të jenë parimet tona të qeverisjes, që në qendër ka mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Prishtinës./arbresh.info/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...