Komuna e Prishtinës nis aksionin “Clean Up” për pastrimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjellja e pemëve

07:20 | 29 Shtator 2023
K.B

Komuna e Prishtinës sot nis aksionin “Clean Up” për pastrimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjellja e pemëve.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me GIZ dhe Bashkimin Evropian në Kosovë dhe ka për qëllim angazhimin e komunitetit dhe nxitjen e ndërgjegjësimit mjedisor.

Në njoftimin për media mësohet se do të merr pjesë edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ndërsa aksioni nis nga Pllatoja te Banesat e Bardha në afërsi të shkollës “Iliria”, ora 10:00./Arbresh.info/

Të ngjashme