Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Norvegjisë, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për t’i realizuar disa projekte politike.
Kryetari i komunës së Prishtinë Përparim Rama, theksoj se kjo marrëveshje është e nevojshme, ku siç tha ai është shumë e rëndësishme për transformimin e Prishtinës.
“Unë e falënderova ambasadorin për përkrahjen që ia ka dhënë Kosovës por edhe Prishtinës. Ndihma është e nevojshme për transformimin e Prishtinës për personel që projektet që i kemi t’i transformojmë në realitet. Fokusi është që rinia të shkojë përpara. Nëpërmjet këtij memorandumi e kemi më lehtë ta bëjmë transformimin”-tha Rama.
Ndërsa ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, ka thënë se kjo marrëveshje është një ndihmesë e madhe për kryeqytetitn e Kosovës./ arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...