Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot marrëveshje me MCC për matësit e ngrohjes.
Kjo është bërë e ditur nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky projekt bashkë- financues arrin shifrën rreth 10 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Projekti do nis së nga dhjetori/ janari sipas Ahmetit dhe përmes këtij projekti do mundësohet kursimi i 25 për qind të kapaciteteve dhe kyçjeve të reja.
“Sot nënshkruam marrëveshjen me MCC për matësit e ngrohjes që si bashkëfinancim arrin shifrën rreth 10 milion Euro. Në dhjetor/janar fillon instalimi i matësve në ekonomitë familjare. Klientët e Termokos do të kenë mundësinë të kontrollojnë ngrohjen dhe do të paguajnë aq sa harxhojnë. Kjo mundëson kursimin e 25 për qind të kapaciteteve dhe kyçje të reja”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka falënderuar MCC, Qeverinë dhe Popullin Amerikan për ndihmën që direkt ndikon në cilësinë e jetës së Prishtinasve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...