Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë ndryshuar afatet për pagesat e kësteve të tatimit në pronë. Sipas Komunës, me ligjin e ri afatet e pagesave janë fundi i prillit dhe muajit i shtatorit.
“Ligji i ri për Tatimin në Pronë, neni 23, paragrafi 1, parasheh “Për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, paguhen me dy këste të barabarta, deri 30 prill dhe 30 shtator të vitit tatimor. Rrjedhimisht, afatet e mëparshme të pagesave, 30 qershor dhe 31 dhjetor të vitit tatimor nuk janë më të vlefshme”, theksohet në komunikatën për media të Komunës së Prishtinës.
Komuna ka ftuar të gjithë qytetarët tatimpagues që t’i respektojnë afatet e reja ligjore, në mënyrë që të mos aplikohen kamatat dhe dënimet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag