Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në vazhdimësi është angazhuar që t’i identifikojë rastet e personave me nevoja të veçanta, ashtu që të punojnë për lehtësimin e qasjes së tyre si në institucionet komunale, ashtu edhe në banesat e tyre.
Sipas njoftimit të komunës, në nëntor të vitit të kaluar kanë filluar punimet për ndërtimin e tri pjerrinave, dy në lagjen Bregu i Diellit dhe një tek shkolla “Asim Vokshi”.
“Punimet kanë përfunduar për 60 ditë, sipas afatit të kontratës, dhe tani pjerrinat janë në dispozicion të personave që kanë nevojë për to”, thuhet në njoftimin e komunës./Arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet