Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit, Komunës së Prishtinës këtë vit do t’i kushtojë 70 mijë euro.
Edhe pse mjetet për stolisje tashmë janë ndarë, si duket Komuna e Prishtinës ende është në mëdyshje për marrjen e një vendimi për zbukurimin apo jo të kryeqytetit.
Kështu kanë bërë të ditur nga komuna në një përgjigje për arbresh.info
“Ende nuk është marr një vendim lidhur me këtë. Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhet deri në 70,000 euro për dekorim të kryeqytetit për këtë vit”, thuhet në përgjigje.
Masat detyruese për kursim të energjisë
Se pse nuk është marrë ende një vendim për dekorim, nga kjo komunë thonë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për kursim të energjisë, është që të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike.
E, për ketë arsye nga kjo komunë thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me nivelin qendror për shqyrtimin e kësaj pike.
“Megjithatë bazuar në vendimin e Qeverisë me nr.28/96”, për masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij vendimi pika 2 thuhet: “Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike” megjithëkëtë, Komuna e Prishtinës është në komunikim të vazhdueshëm me nivelin qendror për shqyrtimin e kësaj pike, në momentin që merret një vendim në koordinim me nivelin qendror”, thuhet më tej në përgjigjen e komunës për arbresh.info
Por, pritet të shihet në ditët në vijim nëse Prishtina do stoliset ose jo këtë vit.
Ndryshe, vitin e kaluar buxhetit të komunës së Prishtinës i ka kushtuar 50.000 euro dekorimi i kryeqytetit.
Kujtojmë se në Evropë shumë vende të ndryshme kanë njoftuar se këtë viti për shkak të krizës energjike nuk do të dekorohen qytetet. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...