Google ADS

Komuna e Prishtinës miraton faljen e tatimit në pronë deri në 75 euro

21:11 | 7 Dhjetor 2023
E.G

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë deri në 75 euro.

“Shuma për faljen e tatimit në pronë do te jetë jo më shumë se 75 euro, tatimpaguesit që tashmë e kanë paguar faturën e tatimit në prone për vitin 2023, shuma e falur do t’iu llogaritet si paradhënie për vitin 2024”, ka thënë kryesuesja, Nora Kelmendi.

Ky vendim është miratuar me 27 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Të ngjashme