Google ADS

Komuna e Prishtinës merr vendim për përdorimin e mjeteve piroteknike, pason dënimi prej 100 euro

16:35 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Statutit të Komunës, ka nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.

Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, e cila personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme