Komuna e Prishtinës merr vendim për ndryshimin e emrit të rrugës “A” në “Xhim Xhema”

15:42 | 31 Janar 2023
K.B

Rruga “A”, në Prishtinë që tani e tutje do të quhet “Xhim Xhema”.

Kështu ka bërë me dije, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se me 45 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i

Kryeqytetit ka vendosur ta bëjë këtë ndryshim.

“Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh”, ka shkruar Rama.

Tutje ai ka nderuar Xhim Xhemen për kauzën e lirisë dhe pavarësisë.

E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira”, ka shkruar i pari i Prishtinës. /arbresh.info/

Të ngjashme