Komuna e Prishtinës merr lejen për importimin e testeve serologjike

17:46 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka marrë leje për importimin e testeve serologjike të ndaluara që nga marsi i këtij viti.

Këtë e bën të ditur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar udhëzimin administrativ për standardet e testimit në laboratorë privatë.

“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, shkruan Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme