Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë duke u përkushtuar maksimal për zgjidhjen e sfidës së qenve endacakë.
Ai ka thënë se edhe sot ( e premte) kanë vazhduar me aksion duke kapur qen në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të cilët i kemi dërguar për trajtim adekuat.
Sipas tij, ky proces po zhvillohet jo vetëm në këtë zonë, por edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit dhe do të vijojë në mënyrë të rregullt.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se numri i personave që kërkojnë adoptimin e qenve endacakë është në rritje. Por që për disa muaj do të largojnë nga rruga përmes trajtimit, strehimit dhe dhënies për adoptim mbi 1500 qen.
“Megjithatë, për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, nevojitet përfshirja dhe mbështetja më e madhe nga niveli qendror. Kryeqyteti mbetet i përkushtuar për të vazhduar këto përpjekje, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante, duke kërkuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe efektive. Vetëm së bashku mund t’i japim fund këtij problemi, të cilin shumica e komunave të vendit nuk kemi mundësi ta zgjidhim pa ndihmë”, shkroi Rama./Arbresh.info/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...